Arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”/Tentoi të transportonte me gomone 613 kg lëndë narkotike

0

Policia e Kurbinit ka vënë në prang një 25 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për transport të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Godull “, është bërë i mundur ndalimi i B. Z., 25 vjeç i cili akuzohet se në mars  të vitit 2020 ka tentuar që të transportojë me Gomone 613 kg lëndë narkotike.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni më parë kanë qenë dhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin.

Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull“, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu