Arrestohet 26-vjeçari pasi ka dhunuar babain dhe vëllanë e tij brenda në banesë

0

Një 26-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Shijak pasi ka dhunuar babain dhe vëllanë e tij brenda në banesë. Policia njofton se ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të sillte pasoja të rënda.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu