Arrestohet 27-vjeçarin, detyronte 15-vjeçarin të vidhte shishe me pije alkoolike në supermarkete

0

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për vjedhjen. Ai detyronte një 15-vjeçar, i cili do të procedohet në gjendje të lirë, të vidhte shishe me pije alkoolike në disa supermarkete, të cilat do t’i shiste.

27-vjeçari u konstatua nga policia teksa po drejtonte kamionin tip “Daf” në gjendje të dehur. Materialet rreth tij i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale të vjedhjes.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 27 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur K. V., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i shtetasit N. M., u bë pasi duke përdorur shtetasin e mitur K. V., e ka detyruar të vjedhë në disa supermarkete,  shishe me pije alkoolike, të cilat më pas do i shiste kundrejt fitimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Daf”, kamion, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu