Arrestohet 30-vjeçari, u kap me 4 doza kokainë në automjet

0

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 4 doza të lëndës narkotike kokainë.

Sipas forcave blu u bë arrestimi i shtetasit me inicialet R.V 30 –vjeç i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Peugeto” nën pronësinë e 30-vjeçarit u gjetën  4 doza me lëndë narkotike kokainë 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e drogës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

R.V., 30 vjeç, banues në Maminas, Durrës.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në Maminas, shtetasin R. V., i cili po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, mjeti tip “Peugeot”, 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu