Arrestohet 35-vjeçari shqiptar i kërkuar për vrasje, pas 11 vitesh në arrati

0

 

11 vite ka qëndruar në arrati një 35-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej nga policia greke për vrasje me dashje. Vitet e fundit ai strehohej në Kretë dhe i ishte shmangur policisë.

Por një kontroll rutinë bëri që policia greke të zbulonte se 35-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ishte person në kërkim për vrasje.

Autoritetet e arrestuan në flagrancë dhe 35-vjeçari do të dërgohet në qytetin e Lamia, aty ku akuzohet se ka kryer dhe krimin.

Shqiptari ka vrarë një bashkëatdhetarin e tij në Lamia 11 vite më parë dhe akuzohet për vrasje me dashje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu