Arrestohet 37-vjeçari për përvetësim të parave

0

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 37 vjeçar të shpallur në kërkim për përvetësim të parave dhe mallrave.

Ndalimi i tij është bërë në pikën Kufitare të Kakavijës.

Ndër të tjera mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale  “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Njoftimi i plotë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale  “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu