Arrestohet 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Berat

0

Ervis Domaxeti, 39-vjeç është arrestuar pasi shkaktoi aksidentin e frikshëm mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Beratit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari kishte qenë në gjendje të dehur në momentin që kishte shkaktuar aksidentin që mori para 4 makina të parkuara.  Kujtojmë se Domaxeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe me të ndodhej dhe një pasagjer.

Ndërkohë në prangat e policisë së Beratit ka rënë dhe një 29-vjeçar i cili ka kundërshtuar policinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Njoftimi:

Policia e Beratit ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e mbrëmjes së të enjtes në këtë qytet dhe që përfundoi me një të plagosur. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Po kështu nga policia e Beratit është arrestuar edhe shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu