Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik narkotikësh

0

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili kërkohej nga autoritetet italiane për trafik narkotikësh.

Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër,  në  P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin e shtetasit:  Kleant Keshi Alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL RomaItali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., Alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu