Arrestohet 48 vjeçari, plagos të riun me thikë

0

Një 48 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Shijakut pasi dyshohet se në datën 2 prill ka plagosur me thikë një të ri në Shijak.

Policia njofton se ka bërë ndalimin e shtetasit A. Ç., 48 vjeç banues në Shijak i cili ishte shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” si pasojë e një konflikti të rastit me shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 02.04.2021, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu