Si do të funksionojnë testet Covid 19 për udhëtimet (Rregulli i semaforit)

0

 

Britania do të konfirmojë në fillim të majit nëse do të lejojë rifilimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga data 17 maj dhe se cilat vende do të vendosen në kategoritë e kuqe, e verdhë apo e gjelbër, sipas një sistemi semafori bazuar në rreziqet e COVID-19.

Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps ka thënë se ai dëshiron të ulë koston e testeve Covid të kërkuara për të rinisur udhëtimet ndërkombëtare.

Kjo vjen ndërsa qeveria dha më shumë detaje se si do të funksionojë sistemi i semaforit për udhëtime, me vendet e kategorizuara bazuar në rrezikun që paraqesin sa i takon përhapjes së Covid 19.

Pasagjerët do të duhet të marrin testet Covid para se të nisen dhe kur të kthehen – madje edhe nga vendet me rrezik të ulët. Do të ketë një listë shikimi për ata që mund të kalojnë nga jeshile në të verdhë.

Por industria e udhëtimeve ka shprehur shqetësim në lidhje me kërkesat e qeverisë për testimin, duke paralajmëruar se mund t’i bëjë pushimet të papërballueshme për shumë udhëtarë.

Duke njoftuar gjetjet e Taskforcës Globale të Udhëtimit, qeveria britanike nuk konfirmoi nëse pushimet nga të huajt do të lejohen nga 17 maj.

Si do të funksionojë sistemi i semaforit:

E gjelbërt: Pasagjerët nuk do të kenë nevojë për karantinë gjatë kthimit, por duhet të bëjnë një test para nisjes, si dhe një provë PCR kur të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

E verdhë: Udhëtarët do të duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë, si dhe të bëjnë një provë para nisjes dhe dy teste PCR.

E kuqe: Pasagjerët do të duhet të paguajnë për një qëndrim 10-ditor në një hotel karantinë të menaxhuar, si dhe një test para nisjes dhe dy teste PCR.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu