Arrestohet çifti në Elbasan, goditën me grushte njëri-tjetrin

0

ELBASAN– Një arrestim i pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për dy bashkëjetues.

Policia thotë se ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale B.K., dhe 30-vjeçaren S.Ç., pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Ata kanë dhunuar njëri tjetrin- pas një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin,”- thotë Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu