Arrestohet Edmond Braka në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vrasje me dashje”.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu