Një shtetas 48-vjeçar, me inicialet D.Ç, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit si rrjedhojë e disa vjedhjeve të kryera nga ai në qytet.
Sipas policisë, 48-vjeçari ka ka kryer këto vjedhje në Durrës:
Më datë 09.12.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, ka vjedhur në mjetin e shtetasit A. Sh., një çantë dore ku ndodheshin 45.000 lekë.
Më datë 14.09.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit P. U., një aparat celular;
Më datë 18.09.2020, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit të shtetasit V. D., ku ka marrë 3.000 lekë dhe 50 euro;
Më datë 23.09.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. H., ku ndodheshin 50.000 lekë;
Më datë 18.10.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. P., ku ndodheshin 7.000 lekë;
Më datë 31.10.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E. Sh., ku ndodheshin 10.000 lekë;
Më datë 16.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit N. L., shumën 10.000 lekë dhe dokumentet e mjetit;
Më datë 17.11.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases G. H., ku ka pasur 260 euro dhe 9.000 lekë;
Më datë 30.11.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit L. Gj.;
Më datë 05.12.2020, dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celular në mjetin e shtetasit M. Gj;
Më datë 07.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 4, Durrës, në mjetin tip “Benz”, shumën 45.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës, Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësi”. Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: D. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.12.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, ka vjedhur në mjetin e shtetasit A. Sh., një çantë dore ku ndodheshin 45.000 lekë. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht: Më datë 14.09.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit P. U., një aparat celular; Më datë 18.09.2020, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit të shtetasit V. D., ku ka marrë 3.000 lekë dhe 50 euro; Më datë 23.09.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. H., ku ndodheshin 50.000 lekë; Më datë 18.10.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. P., ku ndodheshin 7.000 lekë; Më datë 31.10.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E. Sh., ku ndodheshin 10.000 lekë; Më datë 16.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit N. L., shumën 10.000 lekë dhe dokumentet e mjetit; Më datë 17.11.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases G. H., ku ka pasur 260 euro dhe 9.000 lekë; Më datë 30.11.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit L. Gj.; Më datë 05.12.2020, dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celular në mjetin e shtetasit M. Gj; Më datë 07.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 4, Durrës, në mjetin tip “Benz”, shumën 45.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





