Arrestohet i dehur në timon/ Gjykata merr vendimin për kandidatin e LSI në Elbasan, Sokol Skurën

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, për Sokol Skurën, i cili u arrestua dy ditë më parë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Sokol Skura, u prezantua dje nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si kandidat i kësaj force politike për Elbasanin.

Ai u arrestua 2 netë më parë, teksa drejtonte mjetin i dehur në sasinë 0.51 mg/l

Kush është kandidati i LSI për deputet?

Sokol Skura është një emër i cili preket nga ligji i dekriminalizimit. Në vitin 2015, Skura është arrestuar nga Policia, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Ai ka përplasur një kalimtar, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë nga përplasja e fortë.

Më herët, Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, por kjo e fundit e ka larguar sepse ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu