LAJM I FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet mjeku nga Policia e Tiranës

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mjekun e Instituti të Higjienës Niko Nikaj, pasi ndaj tij ishte dhënë masa e ”arrestit me burg” nga ana e GJKKO-së, nën akuzën e korrupsionit.

Nikaj ishte pjesë e një grupi prej 14 personash, që dyshoheshin se kryenin tampone të qytetarëve për Covid 19, kundrejt pagesës, edhe pse në shtet ky shërbim mundësohet falas.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, njofton zyrtarisht Policia.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu