Arrestohet i mituri në Tiranë! Qëlloi me thikë 18-vjeçarin, në pranga dhe dy persona të tjerë

0

Një 15-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.

Mësohet se adoleshenti, pas një sherri, ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar. Ky i fundit ka përfunduar në spital, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, raportohet se në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, një 40-vjeçar dhe 46-vjeçar, pasi janë përfshirë në një aksident pasi udhëtonin të dehur në makinat e tyre.

Njoftimi i policisë:

Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Hetimi i krimeve

– U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Siguria rrugore

– U arrestuan shtetasit T. B., 40 vjeç dhe K. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Hetimi i Narkotikëve

– U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu