Revolta e tregtarëve në Belsh: Protesta kundër spostimit të tregut

0

Prej disa ditësh tregtarët në qytetin e Belshit janë ngritur në protestë për spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Sipas tyre spostimi drejt tregut është i pa drejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar ndaj askush nuk shkon për të blerë.

Në anën tjetër është e pa mundur që një numër i madh tregtarësh të zhvendosen atje pasi hapsira e vendit është e pa mjaftueshme.Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë.

Ata thonë se nuk tërhiqen nga e drejta e tyre dhe se do ti përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.

Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin.
Ndonëse tregtarët protestojnë pranë Bashkisë nga kjo e fundit ende nuk ka një reagim për median.

E vetmja gjë që na thuhet jashtë kameras është se zhvendosja e tregut është kryer me vendim të këshillit bashkiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu