Arrestohet i riu shqiptar në Itali, i dënuar me 9 vite burg për tentativë vrasje

0

Një i ri shqiptar është prangosur nga policia italiane pasi ndaj kishte një urdhër arresti të gjykatës për një dënim 9 vite burg për tentativë vrasje.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale G.M, i cili në vitin 2015 në një klub nate në Novara të Italisë pas një sherri banal u gjykua për tentativë vrasje.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritet italiane në bashkëpunim me autoritetet konovare. Gjithashtu ndaj tij kishte dhe disa akuza në lidhje me vjedhje të shumta të disa banesave në zonën e Piemontes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu