Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, kapet mat duke vjedhur një makinetë

0

Një 33-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit pasi ka tentuar që të vjedhë një makinetë në qendër të qytetit. Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet E.R, ndërkohë që ndalimi i tij është bërë në kushtet e flagrancës, dhe tashmë ai do të përballet me akuzën e vjedhjes.

Njoftimi i plotë i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Durrës, duke dëmtuar dhe tentuar të vjedhë një makinetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu