Një shtetas me iniciale A. B., 32 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga policia për prishje të matësit elektrik ditën e sotme në qytetin e Kuçovës.
Biznesmeni 32-vjeçar akuzohet nga policia për prishje të vulave të matësit elektrik që furnizonte lokalin e tij në Kuçovë me energji elektrike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kuçovë
Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 32 vjeç, pasi në lokalin e tij në Kuçovë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar se ky shtetas kishte prishur vulat e matësit elektrik që furnizonte lokalin me energji elektrike.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.