E rëndë/ Shkoi me nënën për ndihmë në xhami, hoxha e fut veç në dhomë dhe e dhunon seksualisht vajzën

0

 

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare, i arrestuari është një hoxhë, i cili ngacmoi seksualisht një vajzë që kishte shkuar për ndihmë e shoqëruar dhe nga mamaja e saj.

Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu