Arrestohet shqiptari në Greqi, dhunoi seksualisht të renë, 28-vjeçarja mezi shpëtoi…

0

GREQI– Arrestohet një 58-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ka tentuar që të dhunojë seksualisht një të re. Sipas mediave të huaja, shqiptari ka tentuar ta puthë në gojë dhe ta godasë me thikë. Ndërtuesi shqiptar ishte punësuar për të kryer punë në një pronë në ndërtim në Nea Chalkidona, ku edhe pa të renë dhe tentoi ta puthte e ta godiste me thikë.

E reja në momentet e fundit ka arritur të shpëtojë nga kthetrat e “grabitqarit” dhe sapo ka marrë veten nga tronditja ka shuar në Polici, duke sjellë edhe arrestimin e 58-vjeçarit. Në Polici, e reja ka treguar se ndërtuesi 58-vjeçar i është afruar papritur dhe e puthi dy herë në shpatull. Vajza “ngriu” por ai ishte i vendosur për të përfunduar atë që kishte në mendje kalon në hapin tjetër. Ai i kapi duart, duke e fiksuar dhe duke u përpjekur ta puthte. Megjithatë fatmirësisht vajza shpëtoi. Ndërsa shqiptari do të përballet me drejtësinë./Marrë nga Protothema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu