Ballina BOTA Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të arratisej nga çatia e hotelit

Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të arratisej nga çatia e hotelit

0

Një 28 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, ai ishte në një hotel në momentin e arrestimit dhe u përpoq të arratisej nga çatia.

Shqiptari jetonte në Itali në mënyrë ilegale pasi ishte dëbuar nga Bolonja dhe i ishte ndaluar kthimi në Itali për 10 vjet.

Gjykata më përpara kishte dhënë për të masën e sigurisë arrest shtëpie, por u arrestua sërish, teksa u pa të lëvizte lirisht në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu