Skenë makabre/ Vrau shqiptaren dhe u shtri i zhveshur pranë saj, autori: Ma kërkoi djalli!

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel, teksa u shënua dhe një viktimë me origjinë nga Divjaka. E ndjera është identifikuar si Xhuljeta Lala dhe ishte vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku jetonte me vëllain dhe 3 motra.. Kjo e fundit punonte në një hotel në Belgjikë ku merrej me pastrimin e një personi, i cili e ka ndjekur nga pas duke e goditur me bombolën që shërben për shuarjen e zjarrit. 33-vjeçarja. Një ditë pas kësaj ngjarje tragjike, janë zbardhur detaje të reja, teksa është zbuluar se autori është një person me probleme mendore, i cili kishte dalë nga Psikiatria. Autori i vrasjes së 22-vjeçares ka dhënë dëshminë e tij në polici, ndërsa ka treguar se përpara vrasjes, kishte dëgjuar zëra të çuditshëm që e kishin shtynë drejt krimit të rëndë.

Autori i vrasjes:

E vrava sepse ma kërkoi djalli ma kërkoi.
Mësohet se ekzekutori ishte ngritur nga shtrati duke ecur lakuriq në korridor. Në një moment rrëmbeu një fikës zjarri dhe hyri në dhomën e Xhuljetës, duke e goditur brutalisht në kokë të renë, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Pasi e ka vrarë, autori është zhveshur dhe është shtrirë pranë viktimës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu