Serbia mbyllet për shkak të Covid-19

0

Nga mbrëmja e 16 marsit deri ditën e hënë më 22 mars, në Serbi do të jenë të hapura vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe karburantet. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

“Ne kemi vendosur që nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, gjithçka do të mbyllet. Nuk do të ketë orë policore as ndalesë të lëvizjes. Nga e hëna e 22 marsit, do të shohim për rihapjen e tyre”. Kështu është shprehur Brnabiç, pas seancës së Shtabit në Beograd. Kjo seancë u mbajt për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.

Ajo theksoi se në Serbi do të punojnë dyqanet ushqimore, karburantet dhe gjithçka që është e nevojshme “pak a shumë për jetën normale”.

Sipas kryeministres kjo zgjidhje u arrit me marrëveshje, edhe pse pala mjekësore fillimisht kërkoi që kufizimet të miratohen për një periudhë 14-ditore.

“Nëse ato do të zgjaten nga e hëna varet nga të gjithë ne”, tha ajo. Brnabiç bëri thirrje për disiplinë maksimale nga të gjithë.

Në ditët e fundit, më shumë se 4 mijë e 500 infeksione të reja janë regjistruar në Serbi në nivel ditor, si dhe më shumë se 20 vdekje për shkak të virusit.

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 520 mijë e 911 raste të infektimit me Covid-19 dhe 4 mijë e 747 vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu