Arrihet objektivi, 1 milionë të vaksinuar në vend

0

Objektivi për të vaksinuar 1 milionë qytetarë në vend është arritur ditën e sotme. Këtë lajm të mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social.

Ai thekson se s’do të ndalen derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit në vend.

“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, shkruan Rama.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 821,526 testime në total në vendin tonë, ku kanë rezultuar pozitivë 132,544 qytetarë.

Deri më tani janë shëruar 130,033 të prekur me COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,456. Aktualisht janë 55 raste aktive dhe në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu