Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe pse ka për detyrë të mirëmbajë rrugët dhe infrastrukturën në zonat rurale dhe midis zonave urbane jo gjithmonë e bën si duhet këtë detyrë . Pak ditë më parë me qindra banorë të fshtrave të Njësisë Administrative Pajovë zhvilluan një protestë masive pasi në qendër të kësaj zone ndodhi aksidenti i rradhës me humbje jete .Ata akuzuan njëzëri ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është pronar ligjor i rrugëve dhe që ka autoritetin për të realizuar ndërtimin e infrastrukturës sipas kushteve teknike dhe standarteve të duhura.Mes për mes fshatit Pajovë të bashkisë së Peqinit , i cili është një nga qendrat më të populluara ,kalon aksi i rrugës kombëtare Peqin -Elbasan, ndërsa pothuajse ngjitur me të ndodhet edhe Gjimnazi “Qemal Ataturku” dhe shumë biznese me aktivitet të konsiderushëm .Ky segment i kësaj rruge kombëtare ka qenë dhe mbetet mjaft i rrezikshëm për përdoruesit e saj pasi përgjatë tij mungojnë të gjitha kushtet e sigurisë .
-Të mitur e të moshuar ankohen njëzëri për rrezikshmërinë që paraqet ku segment rrugor.
-Ndërkohë aktivisti i shoqërisë civile,Gentian Serjani i cili e cilëson mungesën e sigurisë rrugore në këtë segment papërgjegjshmëri të autoriteteve ka paralajmëruar se në ditët e para të Dhjetorit do të zhvillohet nga banorët e Pajovës një protestë para zyrave të ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë.
Në të gjithë gjatësinë e segmentit të rrugës kombëtare që kalon në qendër të Pajovës ,mugon sinjalistika e kufizimit të shpejtësisë, mungojnë sinjalet e rrezikut,mungojnë sinjalet e përparësisë,mungojnë
sinjalet e ndalimit,mungojnë
sinjalet e detyrimit,mungojnë sinjalet paralajmëruese,mungojnë
sinjalet e drejtimit,mungojnë sinjalet e tjera që japin informacion të dobishëm sikurse janë ato që tregojnë impiante dhe shërbimet , pra mungojnë edhe sinjalet që tregojnë shkollën, qendrën shëndetësore, bizneset ,etj që ndodhen në qendër të Pajovës.Kjo neglizhencë e ARRSH e ka bërë jetën e komunitetit të Pajovës të pasigurtë dhe mjaft të rrezikshme nga qarkullimi i automjeteve në këtë segment të rrugës kombëtare.Protestat dhe kërkesat kanë qenë të shumta dhe të shpeshta por edhe pas protestës mjaft të madhe të zhvilluar një javë më parë nuk ka një reagim
konkret. Situata vijon të jetë e njënjtë , ndërsa banorët shprehen se tashmë forma e rradhës do jetë radikalizimi i protestës. Shqetësimet e drejta të komunitetit të Pajovës duhen vlerësuar seriozisht dhe duhen zgjidhur urgjentisht .