Artan Hoxha : Ardian Çapjas i është dhënë ndihmë mjekësore në burg

0

Gazetari Artan Hoxha zbuloi ditën e sotme se Florenc Hoxha u largua nga vendi drejt Stambollit ditën kur u prenë udhër-arrestet ndaj tij dhe xhaxhait të tij Ardian Çapja. Hoxha shtoi se dyshimet janë se ata mund të kenë udhëtuar drejt Dubait.

Por a është dekonspiruar operacioni?

Forcat RENEA mësynë në banesën e Çapjave duke vënë në pranga Ardian Çapjen, çka është një tjetër element që ngre dyshime se Florenc Çapja mund të jetë larguar rastësisht nga vendi në atë ditë. Por gazetari Hoxha tha se edhe nëse ai do të njoftohej për aksionin nuk do të largohej nga banesa e tij për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai zbuloi gjithashtu se në momentin që është dërguar në qelinë e paraburgimit, Ardjan Çapja është vizituar nga mjekë që janë sjellë nga jashtë për të shmangur transfermimin e tij në spital.

“Ardian Çapja edhe po të lajmërohej nuk do ikte nga banesa. Ai ka probleme me shëndetin. Kur e ka marrë policia ka kërkuar të njëjtën gjë. Ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nuk është dërguar në spital por janë sjellë mjekët në qelitë e paraburgimit të Elbasanit. I është dhënë ndihmë mjekësore aty. Aktualisht është nën masën e sigurisë së arrestit me burg”, shtoi Hoxha.

Ndërsa deklaroi se një tjetër avantazh për policinë në ditën e arrestimit të Çapjas, ka qenë pikërisht se ka ndodhur në ditën e ndryshimit të orës, gjë që është përdorur nga efektivët e RENEA-s për të manovruar të sigurt, pa frikën e dekonspirimit të mundshëm.

Operacioni Krasta

Florenc dhe Ardian Çapja akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe disa persona të tjerë kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.

Gjatë operacionit, në banesën e Ardian Çapjs, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu