Asnjë humbje jete nga Covid-19, 11 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

0

Njëmbëdhjetë persona kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që tre pacientë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Covid 3.

Nga 464 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë me koronavirus katër persona në Tiranë, nga dy qytetarë në Kavajë, Himarë, nga një qytetar në Kurbin, Vlorë, Sarandë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 142 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ndërkohë, janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464

Testime totale 2,028,873
Raste pozitive 333,196
Raste të shëruara 329,458
Raste Aktive 142
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109
Fier 13
Vlorë 10
Lezhë. 3
Korçë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Durrës. 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu