Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar. MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 33 pacientëve.

Aktualisht, në gjithë vendin janë 464 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu