Atentat i mirorganizuar, si autorët i ndoqën e më pas i qëlluan me breshëri kallashnikovi Lulzim Bitrin dhe Ardjan Çollakun

0

Atentati ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut duket i mirorganizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën (ende nuk dihet cili ishte objektiv apo të dy) të fshehur në makinë disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.

Në momentin që 50-vjeçari Çollaku ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit u qëllua. Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është qëlluar njëherë, më pas breshëria e plumbave u mori jetën Çollakut dhe Bitrit.

Me shpejtësi “rrufe” atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. Ende deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit.
Në cilësinë e dëshmitarit janë shoqëruar disa persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu