Shënjestra e atentatit ende nuk është mësuar por mendohet se atentati mund të jetë një vrasje për hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiun
ELBASAN- Arsen Preçi dhe Arben Spahiu janë arrestuar sot nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se janë pjesë e atentatit të dështuar dje në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Spahiu është kunati i Erion Alibejt.Ai është nga personat që mendohet se ka organizuar atentatin e djeshëm. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur në ccantën e krahut, dy karta identiteti greke të falsifikuara.
Por çfarë ndodhi dje? Policia e Shtetit mundi të parandalojë të dielën një atentat mafioz në Elbasan. Një makinë fuoristradë u gjet pranë stadiumit “Elbasan Arena” ku u gjetën 3 kallashnikovë dhe dhjetëra fishekë. Makina ndodhej në një magazinë të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt, një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Shënjestra e atentatit ende nuk është mësuar por mendohet se atentati mund të jetë një vrasje për hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiun. Ai është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022. Tashmë me arrestimin e tij pritet marrja në pyetje për të zbuluar shënjestrat dhe porositësit e atentatit. Erion Alibeaj ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe SPAK poo verifikon deklaratat e tij. Ai akuzohet se porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.