Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë, ky është një nga autorët

0

InfoWebTv ka siguruar foton e njërit prej personave të shpallur në kërkim, për atentatin e kundrejt biznesmenit në Sarandë Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm para biznesit të tij  “Bar Orange”.

Personi në foto është Redjan Haderi i cili hapi breshëri plumbash ndaj biznesmenit 35-vjeçar. Gjithashtu në kërkim janë shpallur Andrea Caushi dhe Visi Caushi (vëllezër).

Redjan Hajderi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017 ai u arrestua në Tepelenë për akuzat “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu