Atentati në Shkodër/ Viktima jepte para me fajde

0

Megjithatë hetimet kanë nisur dhe po vijojnë, pasi një nga pistat që po ndiqet është edhe ajo e arrestimit për drogë. Kjo pasi 10 vite më parë Lulash Qepuri ka qenë i arrestuar pasi në banesë u gjetën armë dhe kanabis.

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Lulash Qepurit, i cili u vra dje në prani të djalit të tij. Paraprakisht dyshohet se viktima jepte para me fajde, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me aktivitetin e tij. Megjithatë hetimet kanë nisur dhe po vijojnë, pasi një nga pistat që po ndiqet është edhe ajo e arrestimit për drogë. Kjo pasi 10 vite më parë Lulash Qepuri ka qenë i arrestuar pasi në banesë u gjetën armë dhe kanabis.

Në momentin e vrasjes, Qepuri ishte bashkë me të birin në lokalin e tij, në momentin që një person i maskuar është afruar drejt tyre dhe ka qëlluar katër herë me shotgun. Plumbat kapën të moshuarin Qepuri, por djali i 74-vjeçarit mori armën dhe iu kundërpërgjigj me plumba autorit.

74-vjeçari u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri Qepuri rezulton të ketë qenë një person me precedent penalë. 74-vjeçari në vitin 2011, asokohe 63 vjeç është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi. Shkaku i vrasjes së tij mbetet mister, njësoj si autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu