Automjeti doli nga rruga, identifikohet viktima e aksidentit në Fier

0

Identifikohet viktima e aksidentit në Fier. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:50.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Gramoz Aliaj, 56 vjeç nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz.

Viktima ishte duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ndërsa ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga të mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu