Automjeti humb kontrollin dhe përplas dy makinat e parkuara

0

Një aksident sapo ka ndodhur në zonën e Radhimës, ku raportohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë dalja nga rruga e një automjeti, që si pasojë e humbjes së kontrollit ka përplasur dy të tjera, të parkuara në anë të rrugës.

Raportohet se shoferi që ka devijuar ka patur përballë një automjet me shpejtësi. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu