Automjeti përplas dy fëmijët e shoqëruar nga nëna, drejtuesi largohet nga vendngjarja

0

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur këtë të dielë në Fier. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur duke lënduar një 35 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Fatmirësisht nëna dhe fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu