Mes miqve ,dashamirësve të librit autori,gazetari dhe publicist Fatmir Terziu promovoi në bibliotekën publike “Qemal Baholli”vëllimin e tij “Dashuria bekohet në Elbasan.Dashuria prej mërgimtari ka bërë që autori të hedhë nën rreshta mallin,dashurinë,por dhe të evidentojë vlerat e qytetit të lashtë të Elbasanit .Në muajin e librit Terziu pohon se Elbasani mbetet një qytet unik,ndaj ai vjen me këtë dedikim letrar.
Vëllimi “Dashuria bekohet në Elbasan”transmeton për së largu dashurinë për vëndlindjen.Për përfaqësuesen e Klubit të Krijuesve Elbasanas krijime të tilla janë të vëcanta,ndaj duhen vlerësuar maksimalisht dhe të jenë pjesë e bibliotekave personale.
Fatmir Terziu prej vitesh jeton në Angli.
Më herët ka punuar si mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar ,ndërsa e vijon aktivitetin e tij teksa shkruan në një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai drejton dhe boton dhe portalin fjalaelire./Infoweb Media