Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pritur në takim këtë të enjte një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrahinës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë.