Balotazhi për presidencialet në Turqi, Bahiti për Top News, Zona Zero: Erdogan favorit!

0

Më 28 maj Turqia shkon në balotazh për të zgjedhur presidentin e saj të ri.

Presidenti aktual Erdogan, përballet me liderin e opozitës, Kilicdaroglu.

Për të diskutuar rreth kësaj teme e ftuar në ‘Zona Zero’ ka qenë edhe analistja e njohur, Anisa Bahiti.

Duke analizuar situatën zj. Bahiti u shpreh se ‘Presidenti Erdogan është favorit dhe me shumë gjasa do të zgjidhet edhe këtë herë nga populli turk. Sondazhet flasin qartë dhe tregojnë popullaritetin që gëzon Erdogan. Sondazhet e nxjerrin favorit presidentin aktual.

Elektorati kërkon gjithmonë ndryshim. Analistët e kanë parë me skepticizëm garën e Erdogan, veçanërisht për shkak të tërmetit. Por vota më shumë ai ka marrë tek zonat e prekura. Mirëmenaxhimi në kohë reale i situatës në kohën e tërmetit dhe premtimi për ndërtimin e shtëpive për dy vjet ku do sistemohen të dëmtuarit, bën që populli të mbështesë Erdogan.

Balotazhi ndodh për herë të parë pasi kandidatët kanë pasur një garë të fortë. Por unë besoj se edhe në balotazh ai do marrë edhe vota nga Sinan Ogan. Me votat që do shkojnë drejt Erdogan ai do jetë favorit.
Pjesmarrja e gjërë në votime dëshmon se Turqia është një vend i lirë dhe se qytetarët shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Turqia ka dëshmuar gjithashtu se është vend me demokraci të plotë. Tregon edhe se si qytetarët e shohin të ardhmen e tyre dhe se si i duan pushtetarët dhe njerëzit që i drejtojnë se shteti është i konsoliduar edhe i fortë’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu