Bamir Topi për përjashtimin e Berishës: E dhimbshme çfarë po ndodh në PD, ish-kryeministri në këtë rast gaboi rëndë

0

Ish-Presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News foli mbi zhvillimet e fundit brenda grupit të PD dhe përjashtimin e PD-së duke thënë se ai ra në lakun që ndërtoi vetë.

Topi u shpreh se Basha i dha ish-kryeministrit goditjen e fundit dhe se ajo cfarë po ndodh brenda grupit parlamentar të PD-së është e dhimbshme.

I ngjan betejës së zogut dhe krimbit, si fabul shumë interesante dhe kur zogu është i gjallë prenë kryesore ka insektet, po kur ai ngordh është krimbi ai që e degjeneron.

Është një histori e dhimbshme sepse kanë ndodhur shumë gjëra në atë parti.

Unë mendoj që janë disa gjenerata, një listë e gjatë e anëtarëve dhe miqësia jonë ka një bazë karakteriale dhe biseda shkon në retrospektivë. Duhet të kishte n jë demokraci reale dhe shanset për të majtën e pareformuar do të kishte shanse 0.

Pas 3 dekadash është Berisha që bie në lakun e asaj që ka ndërtuar vetë. Është produkti i tij ekskluziv politik, Basha jep goditjen e fundit për të. Ai që sot gjykohet më keq jo për aktin sepse ishte i detyruar është Basha.

Berisha ka pasur gjithmonë intuitë politike por në këtë rast ka gabuar rëndë, nuk është tërhequr me kohë nga politika dhe shansin e fundit e kishte në zgjedhjet e këtij viti. Basha nuk mund të vijë si një njeri që nuk ka dorë në asnjë vend, nëse duhet gjykuar ashtu si Berisha.

Ballkani është një nga rajonet tipike ku shumë gjëra duhet të kishin më shumë kohezion dhe SHBA po kërkon të rrisë faktorët politikë dhe të zhdukë korrupsionin, faktori shqiptar ka pasur pasoja katastrofale“-u shpreh Topi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu