Banesa u shkrumbua nga flakët, kush janë burrë e grua që humbën jetën mes zjarrit (EMRAT)

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Dropull të Gjirokastër, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre.

Tragjedia e familjes në fshatin Hllomo nisi rreth orës 19:20

Ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç.

Kur mbërriti zjarrfikësja gjithçka kish mbaruar, ndërsa policia po dokumenton të plotë ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu