Tmerr në Itali/ I riu me Covid ikën nga spitali dhe masakron me thikë fëmijën 10-vjeçar

0

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali

Një 28-vjeçar në Romë, i infektuar me COVID-19, ka lënë spitalin dhe u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi fëmijën 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve të deritanishme të prokurorëve, vrasësi i fëmijës ishte njoftuar për një vendim gjykate që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet dyshojnë se autori mund të ketë qenë i droguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu