Banorët ankohen për gjendjen e rrugëve në rikonstruksion

0

Prej 2 javësh ka nisur rikonstruktimi i rrugëve në lagjen “Skëndërbej” , lajm ky i mirë dhe i shumëpritur nga banorët e kësaj lagjeje. Pasi sipas tyre në këtë rrugë ka plot 30 vite që nuk bëhet asnjë investim e pa u prekur nga institucionet përkatëse.

Siç shihet edhe nga pamjet firma zbatuese po merret me gërmime dhe zgjerime të rrugës, ku edhe kjo e fundit ka shkaktuar probleme në shtëpitë private që ndodhen përgjatë këtij aksi.

Sipas banorëve punimet kanë lidhje me fushatat dhe zgjedhjet elektorale e të tjerë shprehen se kësaj rruge tashmë i kishte ardhur momenti për ndërhyrje e rregullime. Kujtojmë që në qytetin e Elbasanit janë kryer punime edhe në lagjen “5 Maj” të cilat kanë pasur një afat kohor të zgjatur çka ka sjell edhe shqetësim tek qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu