Bardhi përplaset me FNSH në Elbasan:Shkoni kapni bandat atje

0

Një aksion blic i FNSH-së ka ndodhur pasditen e sotme, pranë zyrës shtabit të PD-së që kishte objektiv kontrollin e makinave që ishin parkuar pranë.

Ky kontroll solli irritimin e drejtuesit politik të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u përplas me efektivët duke u kërkuar llogari se për shkuan dhe cfarë gjetën.

Efektivët i kërkuan që të mbajë distancë, por Bardhi këmbënguli duke kërkuar llogari ndërsa në fund i akuzoi se do të mbajnë përgjegjësi dhe u kërkoi që të shkonin të luftonin bandat.

Debati mes Gazment Bardhit dhe policëve

Gazment Bardhi: Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Se atje në shërbim mund të shënosh cfarë të duash ti?

Polici: Mbaj distancën

Gazment Bardhi: Jam në të drejtën time, ke ardhur ti në shtabin tim. Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e drejtuesit të forcës më të madhe opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Kush të tha thënë dhe cfarë informacioni. Makina është e pastër. Shkoni te bandat.

Polici: Ec çuna, ec

Gazment Bardhi: Do të mbani përgjegjësi secili prej jush që vini në shtabin tim, shkoni te bandat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu