Bardhi publikon fotot e Berishës me diktatorin Enver Hoxha: Prova që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë

0

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një status në ‘Twitter’ ka reaguar me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka publikuar foto ku Berisha shihet me diktatorin Enver Hoxha, ndërsa thekson se është prova më kuptimplotë që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

‘Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.  Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit’, shkruan Bardhi.

Bardhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu