Basha akuzon Ramën: “Ke ardhur me banda të armatosura që kanë tentuar të prishin festën”

0

Kyredemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkuar në Elbasan i shoqëruar nga banda të armatosura, të cilët kanë tentuar të prishin festën në Ditën e Verës.

Basha iu referua sherrit të ndodhur disa minuta më parë mes militantëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilët u përleshën fizikisht, ndërkohë që policia shoqëroi disa prej tyre.

“Unë do vazhdoj me axhendën time dhe nuk do ndaloj, sepse Shqipëria ka ndaliar mjaft për 8 vite.
Është ditë feste, është ditë shprese. Dielli do të shndërrisë më fort në 25 prill për ndryshimin që kërkon Elbasani dhe Shqipëria.

Persona të armatosur me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin dhe donin që ta prishnin këtë ditë feste. Kryeministrit i them qartë: Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me bandat e armatosura që të shoqëronin.

Dhunën e provokojnë ata që duan ta mbajnë Elbasanin peng. Nuk ka shans që Rama dhe banda e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Nuk kisha asnjë ide që kryeministri kishte ardhur. Banda që shoqëronin kryeministrin tregojnë si Rama e ka trajtuar këtë qytet për 8 vite. Unë shoqërohëm nga familjet elbasanase. Rama e ndan puishtetin me bandat e Elbasanit”, Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu