E rëndë, shqiptari vret gruan më pas veten

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Kosovë, ku një 44 vjeçar ka vrarë gruan dhe më pas veten.

Policia bën me dije se viktimat e kësaj ngjarje janë një 44 vjeçare dhe bashkëshorti i saj 44 vjeç banues në Prishtinë.

Tragjedia ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë xhelozia.