Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.
Basha është ndalur tek programi i Partisë Demokratike për sa i përket Arsimit duke prezantuar platformën e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.
Basha:
Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt.
Unë dua t’iu falënderoj ju dhe kolegët tuaj për organizimin e kësaj ngjarje. Falënderime dhe mirënjohje të posaçme për Komisioneren Maria Gabriel për praninë e saj dhe prezantimin e saj sot, për mbështetjen e saj të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe të Rinisë, dhe Dixhitalizimin, Inovacionin, Agjendën e Kërkimit Shkencor në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.
Unë do të doja të filloja atje ku përfundoi Komisioneria Gabriel, për të pasur një politikë të mirë duhet të keni një diagnozë të mirë të problemit dhe më pas të kemi vendosmërinë për ta zgjidhur atë me zgjidhjet e duhura. Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë.
Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’I krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që
Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mudesuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i brendshem kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm. Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje. Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim. Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam I lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë Komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë Euro, komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t’i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi.