Basha: Do krijojmë një kulturë të re politike, si brezi i ri që jemi

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar këtë mëngjes në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në Neës24. Ai ka paraqitur prioritetet e qevrisje se tij pas 25 Prillit.

Lulzim Basha: Pashë një spot duke përfshirë edhe të ndjerin artistin e madh Fadil Hasën ku e keqja troket në derë dhe ky thotë “ Boll më! Mos dhe nuk ja hapë derën!” Dhe kjo është ftesa për shqiptarët sot. 8 vite janë kohë mëse e mjaftueshme për të provuar nëse je i aftë ti shërbesh njerëzve apo jo. Edi Rama e ka patur këtë mundësi, jo vetëm që s’ka plotësuar premtimet por e ka zhytur Shqipërinë në një krizë, ka mbetur në vend numëro pothuajse në çdo fushë. Ndaj ftesa e shqiptarëve është mos ja hapni derën e shtëpive tuaja, e familjeve tuaja për herë të tretë. I thoni” Boll më” largojeni me votë, votoni për Partin Demokratike, votoni për mua, votoni për numrin 9, votoni për koalicionin tonë që është një votë për ndryshim dhe ne këtë votë nuk do ta shpërdorojmë sepse ajo me të cilën kemi ardhur nuk është një paketë premtimesh por një program seriozë pune i cili do të bëj diferencën që përmenda më herët. Të rijmë këtu ku jemi, pa punë, me rroga të ulëta, me taks atë larta, me naftën më të shtrenjtë në botë bashkë me Singaporin dhe Suedinë, me çmimin e energjisë në kulm, pensione të pa përfillshme, me ndihmën ekonomike më të ulët në Ballkan, me shëndetësinë në kolaps dhe të fundit, në fakt mbrapa liste sa i takon Bashkimit Europian apo të ecim përpara duke kthyer një klimë pozitive ekonomike, duke çliruar pozitivitet dhe energji për biznesin e vogël, për biznesin prodhues duke mundësuar përmes programit tonë ekonomikë që të parët familjet shqiptare, kryefamiljarët shqiptarë të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sipërmarrja të ketë më shumë kapital për të investuar, investitorët e huaj ti kthejnë sytë nga Shqipëria njësoj siç po investojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi apo në Kosovë apo në Serbi, të fillojnë të investojnë në Shqipëri.

Se ka 8 vite zoti Hoxha që në këtë vend nuk ka një investim serioz të huaj. Investimet e fundit serioze të huaja që hapën vende pune ishin TAP-i dhe Devolli. Pra vendi ka treguar, shqiptarët kanë treguar që me një qeverisje dinjitoze janë në gjendje jo vetëm të përfitojnë njësoj si vendet fqinje por edhe ti tejkalojnë ato. Mos harroni, ishte një kohë kur ndërtuam tunelin më të gjatë në Ballkan, kur u futëm në NATO, kur hoqëm vizat, janë arritje të të gjithë shqiptarëve. Pra, kur bëhemi bashkë ne jemi në gjendje të arrijmë edhe atë që në momente dëshpërimi siç është ky sot mund të duken të pamundura dhe thirrja kryesore që kam nuk është për ata shqiptarë entuziastë, për ata mijëra shqiptar që takoj ditë për ditë që mezi po e presin ndryshimin por edhe për ata që kanë luftë me veten e tyre, që kanë humbur besimin tek vetja, tek familja dhe tek Shqipëria dhe t’ju them ngrihuni në këmbë, bashkohuni me shumicën e shqiptarëve. Nuk është faji juaj që keni mbetur pa punë, nuk është faji juaj që jeni zhytur në depresion, është faji i një qeverie që për 8 vite nuk ka bërë asgjë për ju dhe që së bashku ne mund ta tejkalojmë këtë gjendje, së bashku ne do ta tejkalojmë këtë gjendje, do ta fusim Shqipërinë në shinat e zhvillimit ekonomik që është përparësia absolute dhe do ta fusim Shqipërinë në shinat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Para 10 vitesh, kur flisja për heqjen e vizave, më duket njëherë edhe në studion tuaj, skepticizmi ishte i kuptueshëm. Njerëzit thonin, po si, ne jemi komb i mësuar në radhë para ambasadave. Para dy ditësh vizitova një çift në Tiranë, të dyja vajzat në emigracion dhe me kujtuan se çfarë kishin hequr, 6 muaj për të marrë vizat për të parë vajzën në Francë më duket, që kishin 5 vite pa e parë. Këtë traumë e lënë pas falë punës tonë të përbashkët që tregon se ky vend ka potencialin, shqiptarët e kanë forcën. Madje do të thoja e kanë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Pse e them këtë? Nuk e them për një nacionalizëm fallso. Një vend, një popull, një shoqëri që duron dhe I mbijeton një keqqeverisje si kjo që po lemë pas, tregon që ka një forcë shumë të madhe dhe me një qeverisje të duhur, me një vendimmarrje që është në favor të shumicës së shqiptarëve dhe jo në favor të një grushti njerëzish duke dëmtuar gjithë shqiptarët, pa pikë diskutimi siç plotësuam kriteret për heqjen e vizave do të plotësojmë edhe kriteret për të hapur negociatat për ta futur Shqipërinë në Europë, për ta rritur mirëqenien ekonomike dhe për të zgjidhur problemet e përditshme që ia kanë bërë Shqiptarëve jetën shumë të vështirë këto 8 vite.

Bashkimi Hoxha: Ndërkohë ju thatë që ndjeni një dëshirë për ndryshim, një etje për ndryshim kudo që shkoni. Por a do të ndryshojë diçka dhe nga sjellja politike e forcës që ju përfaqësoni? Ju keni qenë njëherë në qeverisje. Do të jetë e njëjta qeverisje e ricikluar apo do të ketë ndryshe qeverisjen që premtoni?

Lulzim Basha: Sigurisht që jo! Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisje time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit siç kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë do të ketë anëtarë të kabinetit me cilësi, integritet, me profesionalizëm të cilat do të janë në gjendje ta mbajnë peshën e përgjegjësisë. Thënë kjo nuk ka asnjë diskutim që një qeverisje e kujdesshme arrin të prodhojë të mira për vendin. Pra, Partia Demokratike ka provuar në qeverisjen e mëparshme që mori përsipër detyra dhe i kreu ato. Edhe qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike dhe e koalicionit përbëhet nga individë, zonja dhe zotërinj të spikatur qoftë në betejat e tyre politike në shërbim të qytetarëve, qoftë në fushën e tyre profesionale të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e një kulturë të re politike siç na takon sepse në fund të fundit jemi një brez i ri që do ta marrim përgjegjësinë, jemi një brez i cili kemi pasur fatin, jo thjesht ta shohim nga larg, por ta shohim nga afër dhe ta shijojmë, avantazhin e të bërit politikë siç bëhet në Europë, të demokracisë Europiane, të përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies ndaj qytetarëve, pra të politikës si një instrument shërbimi dhe po kështu të politikës jo si një imponim ndaj jetës së përditshme të qytetarit, por si instrument i cili si qëllim kryesor ka ta ndihmojë qytetarin në jetën e përditshme, familjen shqiptare në jetën e vet të përditshme. Kjo është ajo që na karakterizon edhe si frymë ekipi dhe që më karakterizon edhe mua personalisht edhe për shkak të formimit edhe për shkak të besimit që kam te politika si një instrument ndryshimi. Sepse politika sot është bërë një fjalë e pisët sepse ka hyrë dhunshëm në jetët e shqiptarëve dhe në vend që të zgjidhte por ka shkaktuar dhe e ka rënduar problemin e vet. Ndërsa politika e siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, nuk mund të jetë diçka që okupon gjithçka, ekran të çdo televizioni, facebooku, instagrami, tëitterin në kurriz të aseteve të tjera të bashkëjetesës. Bashkëjetesa përbëhet nga shumë aspekte të tjera siç e thash sot prioritet është ekonomia, edhe kultura edhe arti, arsimi, dija, shëndetësia. Fusha të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar, për të dhënë mendimet e tyre, konsultimi me grupet e shumta të interes do të jetë tipari i qeverisjes së ardhshme. Do të ketë një ndryshim që do të thoja bardh e zi, jo thjesht si kontrast por një ndryshim bardh e zi në mënyrën se si është keqqeverisur vendi sot dhe do të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që kemi patur në këto 30 vite dhe ky është edhe kuptimi i frazës që shpreh në takimet me njerëzit se 25 prilli është një ditë për t’i dhënë fund tranzicionit të tej zgjatur shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu